Në Korrik të vitit 2012, u publikua dokumentari "Ne jetojmë në Tiranë", një prodhim nga Xhoana Ferra, si temë diplome në Fakultetin e Gazetarisë, në Universitetin e Tiranës. Filmi tregon aspekte të përditshme të jetës së Tiranës, me fokus të veçantë tek sporti dhe arti.
Kushtet e vështira të motit nuk i ndaluan sportistët e MTB Albania të ndërmarrin një udhëtim drejt malit të Dajtit. Dëbora që kishte bllokuar rrugët solli rrëzime të shpeshta, dhe shumë adrenalinë.
Ne Maj 2012, grupi i çiklistëve "MTB Albania", ne bashkëpunim dhe me një grup çiklistësh nga Gjakova, organizuan një udhëtim me tren, dhe më pas me biçikletë, drejt kodrave të Kallmit në Durrës. Në këtë udhëtim morrën pjesë 41 sportistë.
Një nga udhëtimet më të vështira të kryera nga Mountain Bike Albania ishte ngjitja e malit të Krujës. Udhëtimi zgjati rreth 12 orë, dhe u karakterizua nga kushte ekstreme të motit.
Në Vermosh, në Veri të Shqiperisë, në kufi me Malin e Zi, fondacioni VIS dhe MTB Albania, në bashkëpunim me autoritetet lokale, çelën sezonin turistik Verë 2012.
Dajti eshte nje mal rreth 1600 metra i larte, ku ciklistet mund te ngjiten nga rruga automobilistike, ose nga teleferiku. Zbritja eshte e shpejte dhe e rrezikshme, e praktikueshme gjithmone pasi te jene marre te gjitha masat e sigurise.
Arbana eshte nje fshat jo larg Tiranes, drejt te cilit mund te shkohet me ane te nje rruge te asfaltuar, pa ndryshime te forta te lartesise. Kjo rruge eshte perdorur ne kohe te ndryshme si pjese e stervitjes se perditshme te ciklisteve rrugore.
Pista e Qafmolles eshte nje itinerar i veshtire, qe kerkon pergatitje, por qe gjithsesi nese tregohet kujdes teknik nga ana e organizatoreve, mund te perballohet edhe nga cikliste amatore. Zgjat rreth 30 km, dhe eshte kryesisht zbritje.